Linja e re e transmetimit të ujësjellësit nga Impiantin i Bovillës deri te rruga “Demokracia” në Kamëz, me vlerë 180 milionë lekë do të mundësojë furnizimin me ujë 24 orë të zonave të banuara në periferi të kryeqytetit Yzberishtit, KodërKamzës, Bathore, Institut Bujqësor.

Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Tiranë, ka hapur procedurat për ndërtimin e linjës së re, projekt i cili parashikon të heqjen nga puna të disa stacioneve të pompimit të amortizurara tashmë.

Financimi i këtij projekti mbështetet nga një hua e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Afati për kryerjen e punimeve të parashikuara është katër muaj pas lidhjes së kontratës me fituesin e tenderit.

Objektivi i UKT është që përmes investimeve të realizojë furnizimin e pandërprerë për të gjithë Tiranën brenda vitit 2022.