Irani sulmon ISIS-in me raketa

0

Irani ka sulmuar me raketa bazat e ISIS-it në provincën siriane Deir-ez Zor, si hakmarrje për sulmet terroriste në parlamentin e tij.

Rojet revolucionare të Iranit thuhet se kanë nisur disa raketa balistike, rresht njëra pas tjetrës.

“Asnjë vrasje e njerëzve të pafajshëm nuk do të mbetet pa përgjigje,” tha në një deklaratë Garda Revolucionare.

Rojet Revolucionare synonin bazat dhe selinë e terroristëve që Irani beson se është përgjegjës për sulmet e Teheranit.

Raketat thuhet se kanë vrarë një numër të madh terroristësh dhe kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU