Ironia e Ramës: Lulëzimi është unikal, ka inauguruar punë që s’i bëri kurrë dhe prapë ju kujton njerëzve që s’bën asnjë punë

0

Kryeministri Rama ka ironizuar kryetarin e PD Lulzim Basha sa i përket pretendimit të këtij të fundit se Bulevardin e Ri e kishte bërë ai. (Ndërkohë që sot u vendos pllaka e parë në Bulevardin e Ri).

Duke ironizuar me faktin se Basha në 4 vjet nuk bëri asnjë punë në krye të Bashkisë Tiranë, Rama shkruan:

“Lulëzimi ka publikuar këtë video për të thënë se medemek të njëjtën gjë paskemi bërë sot edhe unë me kryebashkiakun e Tiranës?

Eshtë vërtet unikal Lulëzimi, sepse jo vetëm ka inauguruar punë që s’i bëri kurrë, si puna e bulevardit të ri, po nuk e ka aspak problem t’ua kujtojë edhe vetë njerëzve këtë aftësi të tij të veçantë për të mos bërë dot asnjë punë?✌️” shkruan Rama në Fcebook teksa shpërndan videon e Bashës. /Lexo.al

https://youtu.be/hylBUDqXFpë


 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU