Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ankimon sekuestron e pronave të tij dhe kërkon rikthimin e tyre në gjendje të lirë. Ankimi i Llallës është depozituar nga avokati i tij Sokol Hazizaj, i cili kërkon nga gjykata të heqë sekuestron.

Pak ditë më parë, me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Llallës iu sekuestruan mijëra m2 tokë bujqësore dhe truall pasi ai është në hetim me akuzën e pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Llalla prej kohësh qëndron jashtë vendit ndërsa prej 5 ditësh është rikthyer në Shqipëri nga ku dhe ka nisur betejën në gjykatën e apelit për të liruar nga sekuestro pasuritë e tij.