Deklaratat e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për “korrigjimin e kufijve” me Serbinë kanë sjellë reagime të shumta të faktorit shqiptar por jo vetëm.

Mes të parëve që reaguan ishte edhe ish-kryeminsitri Sali Berisha i cili e kritikoi ashpër idenë e Thaçit. Por, kreu i shtetit të Kosovës iu kundërpërgjigj ashpër.

Edhe pse nuk i përmendi emrin, ai bëri një status në rrjetet sociale duke e akuzuar si personin që “furnizoi me naftë makinerinë e luftës së Millosheviçit, duke thyer embargon e naftës”.

Po ashtu, ai foli edhe për arrestimin e ushtarëve të UÇK në Shqipëri dhe trajtimin e saj si organizatë terroriste.

Lidhur me këtë debat ka dhënë një koment edhe ish-ministri i Jashtëm në kohën e qeverisjes së Berishës, Besnik Mustafai. AI tha se nuk ka informacion për arrestime, por tha se në Shqiëpri janë stërvitur ushtarë të UÇK, madje edhe nga struktura shtetërore.

Por, sa i takon raporteve Berisha-Thaçi, ai shtoi se “Berisha nuk ushqente simpati për Thaçin, këtë mund ta them”.