Ish-sulmuesi kryesor i Naftëtarit Aleksanër Koçi, ndër shënuesit e shquar të futbollit shqiptar, sot nga Greqia, ku jeton prej vitesh, i rikthehet ngjarjes dhe pas tri dekadash.
Sandër, si do ta përmblidhnit atë ndeshje?

Një Dinamo e favorizuar ende pa u zhvilluar ndeshjet. Ardhja e Forcave të Rendit nga qytetet e tjera, krijimi një atmosfere të tillë, pastaj arbitrimi. Kujtoj që një orë para fillimit u mbyllën dyert dhe tifozët e zjarrtë që ishin përballë. Pasi Dinamo shënoi golin, i kam kërkuar arbitrit pse e përfundove lojën para kohe? Pastaj një terren që pushtohet nga njerëzit, loja ndërpritet, futbollistë, arbitra nën mbrojtjen e sampistave që futen në dhomat e zhveshjes…Më pas nisi një proces gjyqësor publik për të gjithë. Po me ju çfarë ndodhi?

Bashkë me shumë njerëz u arrestuan edhe futbollistë, midis tyre edhe unë. Gjyqi u zhvillua në sallën e kinemasë së qytetit, një proces i hapur dhe nën akuzë ishin kryesisht Halilaj, Ajet Dume, Gazmend Mema, S. Meta, R. Maksi, të cilët u dënuam me burgim. Ju kujtohet skuadra e asaj dite? Y. Vrusho, Hoxha, A. Dume, R. Makashi, M. Bonjaku, S. Meta, G. Gega, B. Fraholli, E. Voda, A. Meta dhe unë, A. Koçi. Trajner figuronte P. Angjeli, por skuadrën e drejtonte F. Deliallisi. Nuk luajtën për shkak të dënimeve nga ndeshja e parë, B. Dyli dhe K. Haxhiraj, ndërsa V. Skurro luante me Tomorrin, F. Xhyberi me Bylis, ndërkohë që A. Prifti dhe M. Korroveshi e kishin lënë./Panorama/J.J