Kryeministri shqiptar Edi Rama ndodhet sot në Salento të Italisë si i ftuar i nderit në eventin e rëndësishëm “Çmimi i kulturës Pio Alferano” që organizohet çdo vit në komunën e Castellabate në rajonin e Kampanjës.

Ekspozita është kuruar nga kritiku i njohur të artit Vittorio Sgarbi. Kryeministri Edi Rama merr pjesë në këtë event kulturor me ekspozitën e tij retrospektive të titulluar “Karakter i fortë, shpirt i butë, Edi Rama.”

Çmimi i kulturës “Pio Alferano” është një nga më të rëndësishmit që ndahet gjatë gjatë stinës së verës në Itali.

I organizuar gjatë viteve ‘70 nga Fondacioni me të njëjtin emër, në kujtim të gjeneralit të Policisë italiane, Pio Alferano, që ka luajtur një rol të rëndësishëm në drejtimin e repartit të policisë për mbrojtjen e pasurisë kulturore, ky çmim pritet të ndahet në ditën e dytë të këtij eventi të përvitshëm më 21 korrik.

Pio Alferano është bërë i njohur për aftësitë e tij investigative të repartit që ai drejtonte, ku u rikuperuan një seri veprash të grabitura të artistëve të mëdhenj e me një vlerë të paçmueshme, duke ia rikthyer këto vepra trashëgimisë kulturore e artistike italiane.

 Për sa i përket ekspozitës së kryeministrit shqiptar, vetë Vittorio Sgarbi ka njoftuar në rrjetin social Twitter për ekspozitën e kryeministrit të Shqipërisë.

Sot dhe nesër në Sastellabate (#salerno) mbahet çmimi “Pio Alferano”. Midis çmimeve të këtij viti (në një ceremoni të planifikuar nesër mbrëma), edhe kryeministri i Shqipërisë (dhe artisti) Edi Rama.

Vittorio Sgrabi, kritik arti

Më 20 korrik, në orën 20:30 në sallat e katit të parë dhe të dytë të Castello dell’Abate në Castellabate (SA), do të përurohen tri ekspozita:

“Karakteri krenar, shpirt i butë”: Edi Rama me kurator Vittorio Sgarbi-n.

“Ekspozita paraqet një retrospektivë të artistit Edi Rama, kryeministrit aktual të Shqipërisë”, shkruhet në programin e këtij eventi ndërsa njoftohet më tej për ekspozitat e tjera siç është ekspozita “Përtej fasadës” Gillo Dorfles 1910 – 2018, botuar nga Luigi Sansone. Një përzgjedhje e veprave si homazh ndaj Gillo Dorfles, mjeshtri i kulturës italiane, që ka vdekur pak kohë më parë në moshën 107-vjeçare. Ekspozita shoqërohet edhe me një shfaqje të një filmi të shkurtër nga regjisori Toni Trupia.

Dhe ekspozita e tretë është: “Një tjetër histori italiane, 1920 – 1945”, kuruar nga Giuseppe Iannaccone. Është një ekspozitë kolektive mbi artin italian midis dy luftërave botërore, me artistë të njohur si Arnaldo Badodi, Renato Birolli, Emanuele Cavalli, Filippo De Pisis, Renato Guttuso, Fausto Pirandello, Gianfranco Usellini dhe Alberto Ziveri.

Mysafirët e shumëprirtur të këtij eveneti kanë mbërritur tashmë, njoftojnë mediat rajonale që nga nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama; guvernatori i Kampanjias , Vincenzo de Luka; si dhe Vittorio Sgarbi, së bashku me Nikola Porro, prezantues i çmimit dhe Lino Banfi, Klaudio Bisio, Filip Daverio, Daniela Ferolla, Franko Kislov, Vincenzo Napoli, Kamila Nesbitt, Fabricio Paruli, don Fabio Raimondi, Franccesko Drubbing, dhe Pietro Valsecchi.

Çelja e ekspozitës bëhet këtë mbrëmje më 20 korrik në orën 20:30 në kështjellën e Abbot, ku tri ekspozita të artit hapen në praninë e presidentit të fondacionit të gazetës Santino. Në ditën e dytë të këtij eventi, nesër në pasditen e 21 korrikut, në kështjellën Abbot do të mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve.

Gjithashtu më 21 korrik në orën 21:00, gjithmonë në Kështjellën e Castellabatit, gjatë një aktiviteti të drejtuar nga gazetari Nicola Porro, do ndahen çmimet, të përfaqësuara në mënyrë simbolike nga statujat prej qeramike, të emaluara dhe të praruara, të krijuara nga artisti Livio Scarpella me veprën me titull “Bijtë e Leucosia-s”.