Njësite e Brindizit të Guardia di Finanzia në bashkëpunim me Departamentin i Operacioneve Detare në Bari kanë kapur një varkë që transportonte sasi të madhe marihuanë, por vendi origjinës nuk është zbuluar ende.

Sipas informacioneve të mediave lokale ekuipazhi i varkës ku ndodhej lënda narkotike e sekuestruar ka mundur të largohet.

Sekuestrimi i drogës është bërë gjatë natës së kaluar. Hetimi për këtë drogë do të përfshihet në dhjetra dosjet hetimore të Drejtorisë së Antimafias së Leçes.

Vazhdojnë ende tentativat e transportit të drogës shqiptare drejt brigjeve italiane.