Të gjitha fondet e reja që do të ndahen nga BE për Afrikën do të duhet të shpenzohen për Libinë dhe për Nigerinë në kuadër të ndihmës për këto vende që të menaxhojnë flukset e imigracionit, deklaroi kryetari i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani.

Tajani deklaroi se do jepen 500 milionë euro shtesë për fondin evropian të besimit për Afrikën si dhe do të shtohet një shifër e ngjashme për mobilizimin e financimeve kombëtare të këtyre vendeve .