Wikipedia në Itali ka bllokuar lexuesit në faqen e saj, në shenjë proteste për një ligj të Bashkimit Evropian rreth të drejtave të autorit në internet.

Kritikët kanë thënë se ligji, i cili pritet të votohet këtë javë, mund të ndalojë fotografitë me përmbajtje qesharake si dhe mund t’iu kërkojë platformave të pagujnë për qasje në lajme.

Në vend të hyrjes së enciklopedisë, vizitorët në çdo faqe të Wikipedia-s në gjuhën italiane u përshëndetën me një deklaratë për votimin e ardhshëm.

Redaktorët shkruan se “vetë Wikipedia do të ishte në rrezik të mbylljes”.

“Nëse propozimi miratohet, mund të jetë e pamundur të ndash një artikull gazete në rrjetet sociale ose të gjesh atë në një motor kërkimi“, tha ai.

Përdoruesit në gjuhën angleze të faqes nuk u ndanë nga artikujt e saj por në vend të kësaj morën një reklamë të madhe flamujsh që u bënte thirrje lexuesve të kontaktojnë me përfaqësuesit e tyre evropianë ose deputetët, përpara votimit.

Vetë redaktorët kanë shkruar se “Wikipedia mund të jetë në rrezik të mbylljes”.

“Nëse propozimi miratohet, mund të jetë e pamundshme të shpërndahet ndonjë artikull i gazetave në rrjetet sociale apo të gjendet në kërkimet në internet“, është thënë në njoftim.

Përdoruesve të faqes në gjuhën angleze nuk u është ndaluar përdorimi, mirëpo edhe atyre u është dërguar njoftimi dhe u është bërë thirrje për të kontaktuar me përfaqësuesit e tyre evropianë, para votimit.

Wikipedia është faqja e pestë me më së shumti trafik në internet, ka njoftuar faqja e të dhënave, Alexa.

Organizata ka qenë një kundërshtar i ashpër i direktivës së propozuar të BE mbi të drejtën e autorit në tregun e vetëm dixhital, duke e quajtur atë “një kërcënim serioz për misionin tonë”.

Artikujt 11 dhe 13 janë kritikuar ashpër në kuadër të rregullave të reja. Artikulli 13 është cilësuar shumë kontravers, pasi u kërkon faqeve të ashpërsojnë të drejtat e autorit, edhe kur publikohen nga vetë ata.

Kritikët besojnë se kjo do të nënkuptonte se të gjitha rrjetet sociale do të duhej të vërtetonin secilën përmbajtje të publikuar, detyrë pothuaje e pamundshme për përdoruesit.