Ivanka Trump dhe Jared Kushner, vajza dhe dhëndri i presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, kanë fitur të paktën 82 milionë dollar në vitin 2017, viti i tyre i parë në Shtëpinë e Bardhë.

Por këto fitime kanë ardhur nga kompani jashtë presidencës amerikane.

Të dhënat dalin nga dokumente financiare të shpërndara ditët e fundit.

Në bazë të tyre rezulton se Ivanka Trump, që është njëkohësisht edhe këshilltare e presidentit, ka fituar 3.9 milionë dollarë nga pjesa e saj në Trump International Hotel në Uashington, dhe rreth 2 milionë të tjera nga Organizata Trump.

Ndërsa i shoqi, Jared Kushner, ka regjistruar 5 milionë dollarë nga Qail Ridge, një kompleks apartamentesh në Nju Xhersi, i blerë vitin e kaluar nga kompania imobiliare e familjes së tij.

Çifti vijon të marrë fitime nga kompani “të jashtme” ndësa të dy janë të impenjuar në rolet e tyre të rëndësishme në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas ekspertëve të “Washington Post”, këto të ardhura mund të krijojnë një konflikt potencial interesi.j.j