Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov vlerëson se deklaratat e Zoran Zaevit, se refuzimi i marrëveshjes me Greqinë, do t’i kërcënoj perspektivat e vendit për hyrje në NATO dhe BE, paraqesin tentim të dëshpëruar për manipulim të qytetarëve të Maqedonisë në prag të referendumit që do të mbahet.

“Përcaktimet strategjike të Maqedonisë për hyrje në BE dhe NATO janë qartë të definuar dhe të pandryshueshme. Ruajtja e emrit kushtetues dhe gjetja e zgjidhjes e cila nuk do të shkaktoj ndryshime kushtetuese, në asnjë rast nuk është drejtuar kundër integrimit të Maqedonisë në BE dhe NATO. Nënshkrimi i marrëveshjes ndërkombëtare duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Maqedonisë, dhe jo të shkaktoj ndryshimin e saj”, thuhet në njoftimin e Kabinetit të Presidentit të Maqedonisë.

Ivanov ka thënë se për gjetjen e zgjidhjes për emrin nevojitet konsensus i gjërë nacional i cili nuk do të prek dinjitetin e popullit maqedonas dhe qytetarëve.
“Ivanov vlerëson se është joserioze dhe e papërgjegjshme që çështja e emrit, e cila është shumë e rëndësishme për qytetarët e Maqedonisë, të zgjidhjet në mënyrë telefonike dhe me marrëveshje personale mes dy kryeministrave”, qëndron në komunikatë./e.e