Siç thuhet në artikullin e publikuar në “Journal of Research in Personality”¸hulumtuesit kanë zbuluar se kjo ndodhë për shkak të trajtave të caktuara të personalitetit.

Hulumtuesit kishin ekzaminuar 278 çifte heteroseksuale të porsamartuar për këtë studim, gjatë së cilës periudhë subjektet kishin mbajtur shënime për të shënuar se sa shpesh bëjnë seks.

Mesatarisht, të gjitha çiftet kishin raportuar se bëjnë seks tri deri katër herë brenda dy javëve, dhe projekti ka konfirmuar se janë meshkujt ata që e iniciojnë seksin më shpesh se femrat.

Hulumtuesit gjithashtu kanë zbuluar se çiftet bënin më shumë seks nëse gruaja kishte trajta personaliteti për të qenë e hapur dhe e kuptueshme.

Çiftet gjithashtu është dashur të tregojnë nivelin e kënaqësisë në një shkallë prej shtatë pikëve, dhe nëse mashkulli kishte pasur tendenca të jetë më i hapur, çifti kishte qenë më pak i kënaqur.

Vlen të përsëritet se ky studim është fokusuar vetëm në çiftet e porsamartuara, prandaj nuk ka ndonjë statistikë të saktë për çiftet në përgjithësi.j.j