Të celebrosh formën më të thjeshtë, të pastër dhe të çmuar që eksiton për të treguar dashurinë. Flasim për puthjen. Në Britaninë e Madhe që nga viti 1990 çdo 6 Korrik festohet dita botërore e saj. Puthja nuk jep vetëm kënaqësi, por është edhe një ilaç i mirë për shëndetin.

Është e vërtetë thonë studiuesit, që gjatë një puthjeje franceze, transmetohen rreth 80 mln baktere, por nuk bëjnë dëm, përkundrazi ndikojnë në forcimin e imunitetit. Dhe nuk është vetëm kjo e mirë për shëndetin, pasi një puthje ul dhe presionin e gjakut duke zgjeruar enët e gjakut që favorizojnë kështu fluksin, që sjell edhe uljen e dhimbjeve si ajo e kokës apo ato mestruale.

Përmirëson humorin në mënyrë të theksuar, pasi shkakton çlirimin e hormonit të lumturisë – serotoninën, dopaminën dhe ositoksinën, redukton ankthin dhe përmirëson dukshëm autostimën. Por puthja provokon djegie kalorish, pra dobësim, redukton dukshëm stresin.

Sipas një studimi anglez, rezulton se gjatë puthjes koordinohen 146 muskuj, ndër të cilët 34 faciale dhe 112 posturalë.j.j