Mes emrave më të panjohur dhe atyre më të njohur të foshnjave, ekziston gjithmonë mundësia që njerëzit prapë të jenë kuriozë të dinë emrin që prindërit do i vendosin fëmijës së tyre.

Por, ja pse duhet ta mbani sekret emrin para lindjes së foshnjës!

1. Është një surprizë e këndshme

Shumë njerëz zbulojnë gjininë e fëmijës së tyre sa më shpejt që të jetë e mundur. Por, kur e tregoni gjininë, pse të mos e mbani emrin të fshehtë. Kjo gjë është shumë e këndshme kur e tregon ditën e lindjes dhe më në fund kureshtjet e njerëzve të afërt, shuhen aty.

2. Mund t’ju bindin për të ndryshuar emrin.

Nëse nuk doni që familja, miqtë apo edhe të tjerët t’ju ndryshojnë mendjen për të ndryshuar emrin, është më mirë ta mbani të fshehtë. Edhe pse njerëzit mundohen të mos e shprehin mendimin për emrin e zgjedhur, reagimi në fytyrë, i tradhton.  Prandaj më mirë mbajeni sekret emrin.

3. Ju mund të jeni pak supersticioz.

Njerëzit kanë tendencë që emrin ta lidhin me një kuptim dhe mbase kuptimi i fëmijës tuaj nuk mund të jetë edhe aq i këndshëm. Nëse ju jeni supersticioz do të mërziteni për emrin që i keni vendosur fëmijës tuaj.

4. Frika se mos ua “vjedhin” emrin.

Për disa, është tepër e rëndësishme që emri i fëmijës të jetë i veçantë. Pra, nëse keni zgjedhur një emër të veçantë dhe ju shumë të dëgjuar, është mirë ta mbani sekret.