Femrat kane mesatarisht 84 ditë të këqija lëkure në vit sipas një studimi. Kërkuesit të cilët studiuan 2000 femra zbuluan se mesatarisht ato kanë 7 ditë në muaj lëkurë të keqe të mbushur me akne, rrudha e rrathë të zinj që vijnë nga anthi.

Ndër të tjera përfshihen edhe lëkura e thatë, poret e zmadhuara apo shenjat e moshës.

Për këtë, femrat harxhojnë pothuajse 9 mijë euro (8981 euro) gjatë gjithë jetës së tyre në produkte që përmirësojnë apo normalizojnë shëndetin e lëkurës së tyre në fytyrë.

Ndërkaq do të hedhin në kosh produkte me vlerë gati 700 euro (673 euro) sepse nuk kanë qenë efektive ose e kanë përkeqësuar gjëndjen e lëkurës.

Studimi i kryer nga Dermalex zbuloi edhe se 1/3 e femrave nuk ndihen mirë me lëkurën e tyre dhe 6 në 10 nuk kanë marrë kurrë një compliment për fytyrën.

Gjysma e femrave të studiuara kanë pranuar se lëkura e bukur i rrit vetëbesimin, 30 % prej tyre nuk e kanë mendjen te bukuria nëse e kanë lëkurën e pastër dhe 23% ndihen më pak të stresuara.

Një tjetër fakt ishte se 1/5 e femrave kanë pranuar se nuk kanë dalë nga shtëpia për shkak të lëkurës së keqe, dhe 41% kanë refuzuar të dalin në një fotografi.