Këmbët përmbajnë rreth 250,000 gjëndra djerse të cilat prodhojnë rreth një gotë djersë çdo ditë… për secilën këmbë! Baktereve u pëlqen kjo. Ato enden nëpër këmbë, duke jetuar në djersë dhe duke u riprodhuar.

Por ka nje metode që mund t’ju shërbejë për të shpëtuar nga ky shqetësim:

Trajtimi me çaj të zi

Çaji i zi përmban acid tanik, për të cilin Journal of Antimicrobial Chemotherapy raporton se është substancë antibakteriale.

Për ta shfrytëzuar këtë veti, zhytni dy qese çaj të zi (organik) në tri gota ujë. Shtoni një legen me ujë të ftohët dhe zhytni këmbët për 20 minuta.

Përsëriteni këtë çdo ditë për një javë dhe do të vëreni zvogëlimin e erës së keqe.

Gjithashtu, mos harroni t’i ndërroni këpucët herë pas here, pasi që ekspertët nuk preferojnë t’i mbathni të njëjtat këpucë çdo ditë.j.j