Janinë, pranga 38-vjeçarit shqiptar, iu gjetën 89 kg kanabis në makinë

0

Një shqiptar 38-vjeçar të cilit iu gjet 89 kilogram marijuanë në makinë është arrestuar në kufirin greko-shqiptar.

Shqiptari u kap në fshatin Kardamitsa, Janinë ndërsa në portobagazhin e makinës kishte fshehur dy çanta me 85 pako me 89 kilogram e 250 gram marijuanë.

Automjeti në të cilin u gjet droga rezultoi në pronësi të një shtetasi rumun i cili është shpallur në kërkim.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU