Të paktën 39 fëmijë kanë vdekur dhe mbi 50 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur në veri të Jemenit, pas një sulmi ajor që goditi një autobus shkolle dhe një treg të populluar në provincën e Saada-s.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare. Sipas liderëve lokalë, sulmi është kryer nga koalicioni saudit.

Më parë, Arabia Saudite ka bërë të ditur se një civil ka vdekur dhe 11 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga copëzat e një rakete të lëshuar nga rebelët shiitë të Jemenit në jug të Arabisë Saudite.