Pas deklaratës së presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të kufijve të Kosovës, ka reaguar deputeti i LDK-së Ismet Beqiri.

Përmes një statusi në “Facebook” Beqiri shkruan se këto deklarata janë të rrezikshme për vendin.

Reagimi i plotë:

Të dashur miq, Këto ditë po vazhdohet me:

Deklarata plotësisht të papërgjegjshme

Deklarata e intervista kontradiktore

Deklarata e intervista të dëmshme dhe të rrezikshme

Deklarata për “korrigjim” kufijsh, një farsë por me prapavijë të rrezikshme.

Deklarata të stilit mbreti jam unë, e ju dëgjoni e shërbeni…

Por as nuk e ka të drejtën, as mandatin, as ai dhe askush tjetër ta copëtoj Kosovën, ta shkel integritetin dhe sovranitetin e vendit. Askush, as ai nuk mund të luaj me Kushtetutën e vendit…Se këtij” sakica nuk i pret në një vend”, nuk është lajm, por çdo gjë duhet të ketë kufij. Ne jemi Republikë Parlamentare, për rikujtim atij dhe disa sejmenëve të tij.

Sovraniteti, integriteti i vendit është përtej tij, përtej edhe Parlamentit, është i qytetarëve të Republikës së Kosovës. Pse gjithë kjo nguti me i ba dëm vendit, me “copëtu” vendin, për këtë nuk bëhet vonë asnjëherë, por duhet ba të kundërtën, mos me dëmtu vendin, sepse ngutia na dërgon në atë drejtim.

Këto dhe shumë ‘margaritar’ na bëjnë edhe më këmbëngulës në qëndrimin tonë edhe si LDK edhe si individ. Ai dhe të tillët përfaqësues tonë në dialog, me votën tonë, jo faleminderit.