Studimet kanë treguar se rreth 23% e meshkujve dhe 19% e femrave kanë pranuar se kanë tradhëtuar partnerët e tyre. Por numrat e tjerë që kanë nxjerrë studimet janë akoma më interesante. Rreth 70% e çifteve ju drejtohen terapistëve që të shpëtojnë marrëdhënien e tyre pas tradhëtisë. Në këtë artikull po ju tregojmë disa mënyra dhe si të silleni që marrëdhënia juaj të funksionojë sërish dhe të fitoni besim kur ju duket e pamundur. Jemi të sigurt që këto mënyra do të jenë shumë të vlefshme për ju:

1. Mos u përpiqni që të minimizoni dhimbjen që kaloni nga akti i tradhëtisë, por mundohuni që të flisni hapur me partnerin tuaj për gjithçka dhe për çdo ‘pse’ që keni në kokë. Tani që ai/ajo e di që e keni tradhëtuar, nuk keni pse të mbani të fshehta.

2. Trego të gjithë të vërtetën, edhe për detajet më të vogla. Nëse shkon në një bar me mikun tënd tregoja partnerin, nuk është e nevojshme ta gënjeni edhe për këtë, pasi nuk keni për ta fituar asnjëherë besimin e saj në këtë mënyrë.

3. Duroni reagimet negative deri në histerizëm të partnerit pasi janë të pritshme. Ai/ajo po kalon kohë shumë të vështira tani që ka marrë vesh që është tradhëtuar. Por kujdes, mos bëni rolin e viktimës, pasi viktima më e madhe është thjesht personi që është tradhëtuar.

4. Mos përfshini njerëz të tjerë, pasi për vendimin që morët për të qëndruar bashkë është përgjegjësi e të dyve dhe nuk duhet të përfshini njerëz të tjerë në këtë proces si miqtë, të afërmit etj.

5. Jepi partnerit tënd më shumë akses në jetën tënde personale, si në rrjetet sociale, mesazhe apo telefonata. Në qoftë se ti ke vendosur të jesh i sinqertë, nuk ke asgjë për të fshehur. Ky veprim do të ndihmojë partnerin të qetësohet dhe t’ju besojë.

6. Bëjeni të lumtur duke i dhuruar një buqetë me lule apo diçka të bukur që ai/ajo e pëlqen shumë. Thjesht do i tregoni se ju kujtoheni dhe mendoni për të.

7. Dhe më e rëndësishmja, mos prisni një falje të menjëhershme, pasi dhimbja është e fortë dhe nuk do të zhduket sa hap e byllë sytë. Koha ëshët ilaçi më i mirë, mjafton që të vendosni që marrëdhënia juaj të funksionojë./e.e