Sikur të mos mjaftonte nënshkrimi i shekullit me Kristiano Ronaldon, Juventusi kërkon të tejkalojë edhe imagjinatën në merkaton e verës.

Sipas asaj që raportohet nga “Premiumsport”, Beppe Marotta nuk do të ndalet këtu dhe do të kërkojë një tjetër transferim të madh nga Reali i Madridit. Këtë herë bëhet fjalë për tjetër futbollist kryesorë që ka në përbërje Reali, Marselon.

Zërat ishin prezentë prej disa ditësh, por nënshkrimi i Ronaldos në ditën e sotme dhe miqësia e ngushtë që ai ka me mbrojtësin brazilian, kanë ndikuar që një marrëveshje e tillë të hamendësohet gjithmonë e më tepër nga mediat italiane.

Megjithëse gjithçka pritet të zbardhet në ditët në vijim, Juventusi duhet të mbyll fillimisht çështjen e Aleks Sandro, pasi mbrojtësi brazilian nuk është në planet e klubit.