Një shtetas shqiptar u përpoq të linte Greqinë nëpërmjet zyrës doganore të Kakavijës me një shumë prej 55.000 eurosh me vete.

Por, sasia e parave u pikas nga efektivët e pikës kufitare greke dhe shqiptari pagoi një gjobë prej 25% të shumës (siç e përcakton legjislacioni grek) për të kaluar në Shqipëri.Lajmi raportohet nga mediat greke, që nuk bëjnë të ditur identitetin e shqiptarit në fjalë. Disa ditë më parë, një sasi e konsiderueshme prej rreth 3.4 milionë euro të padeklaruara u gjetën në dy makina “Toyota Yaris” në Portin e Durrësit.j.j