Kalon vetingun prokurori Arben Dollapaj, duke u rikonfirmuar kështu në detyrë.

Dollapaj është prokuror në gjykatën e Apelit Shkodrër.

“Hetimi i KPK përfshiu pasuritë; Apartament 76 m2 në Bajram Curri, shtëpi e prindërve. Banesë në Tiranë apartament e blerë 9 milion lekë, 20% pronar në një banesë në Tropojë (në Valbonë) në ndërtim e sipër vlera 5 milionë lekë jo përfundimtare, 9 mijë lekë llogari bankare, një llogari tjetër në bankë me vlerë 12 mijë euro, kredi 5 mln lekë”, deklaroi relatori Olsi Komici.

Po ashtu KPK deklaron se është kryer dhe hetim për pasurinë e gruas së Dollapajt dhe rezulton se është bashkëpronare së bashku me bashkëshortin në një banesë në ndërtim e sipër në Bajram Curri.

Sipas relatorit Komici në lidhje me banesën 119 metra katrorë në Selitë, Dollpaj rezulton se e ka blerë më kursime, ka marrë një hua 25 mije dollarë nga vëllai në SHBA qe ia ka çuar paratë nga banka në bankë. Por për këtë banesë nuk ka deklaruar një shtesë kati.

/Lexo.al