Në aksin rrugor Shkoder-Koman, ka dalë nga rruga një automjet tip kamionçinë. Si pasojë janë dëmtuar shtetasit K. Sh. , I. Sh. dhe A. L. banues në Tiranë, të cilët kanë qënë duke shkuar në punë, pasi janë punonjës të HEC.

Nga veprimet e para dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin për shkak të një kthese të fortë.

Të dëmtuarit po transportohen me helikopter për në Spitalin e Traumës Tiranë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.