Në një kohë kur në media qarkulloi një lajm se në Shqipëri ekziston mundësia që të ngrihet një kamp refugjatësh, vjen reagimi nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në një konferencë me gazetarët nga selia blu, lideri opozitar tha se ky nuk mund të jetë vendim i vetëm një personi. Mes të tjerash Basha tha se nëse ky vendim mund të merret edhe si ‘karamele për të ëmbëlsuar gojën e hidhur të Europës për skandaleve Tahiri e Xhafaj’.

“Kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me partnerët tanë, duke përfshirë kancelarin austriak Kurt, dhe të tjerë përfaqësues të qeverive perëndimore edhe për këtë problem. Shqetësimi sa i përket Shqipërisë dhe aktivizimit të së ashtuquajturës Rrugë Ballkanike ka ë bëjë me; a është e aftë Shqipëria në këtë gjendje të luftës dhe korrupsionit e krimit, që konsiderohet e pamjaftueshme që të përballojë një krizë të tillë? Ne si opozitë jemi të angazhuar për të dhënë kontributin tonë dhe nga ana tjetër e kemi bërë të qartë se ashtu si në luftën kundër trafikut të drogës, në luftën kundër qenieve njerëzore, diferenca bëhet nga mungesa e vullnetit politik apo ekzistenca e vullnetit. Opozita, PD, ka treguar katërçipërisht vullnetin politik për t’u përballur me të vërtetat dhe as për t’i fshehur ato dhe as për të pretenduar se ato nuk ekzistojnë. Ndërsa një qeveri që deri më dje mohonte krimi, drogën, kultivimin e saj, në vlerësimin e saj ska besueshmëri dhe as vullnet politik dhe as potencial për të mobilizuar kapacitet shtetërore. Ndaj një dimension i tillë i kapërcen kufijtë ë vendit tonë, nuk mund të jetë një vendim i vetëm një personi, aq më pak nëse jo serviret një karamele për të ëmbëlsuar gojën e hidhur të Europës nga skandalet ‘Tahiri’, ‘Xhafaj’, dhe lufta e pamjaftueshme kundër drogës dhe krimit”, tha Basha.j,j