“Kanunin e kemi brenda nesh, por koha e tij ka mbaruar”

0

Sonte Nano kishte ftuar në Zululand antropologun Nebi Bardhoshi, i cili sapo ka publikuar një libër me titullin “Antropologjia e Kanunit”.

“Por nuk do të flasim posaçërisht për librin, i cili është impenjativ dhe i natyrës akademike; do të flasim për Kanunin”, saktësoi moderatori i Zululandit qysh në fillim.

Biseda u vërtit rreth pyetjeve, se kur e ku ka lindur Kanuni, nëse ka Kanune të ngjashme në Ballkan, nëse është një Kanun apo janë shumë Kanune, nëse Kanuni ka ndryshuar në rrjedhën e kohës, nëse Kanuni i kodifikuar është Kanuni i vërtetë, apo jo, nëse Shtjefën Gjeçovi, gjatë kodifikimit, e ka gjymtuar apo përmirësuar Kanunin. Në fund, biseda u përqëndrua rreth vlerës së Kanunit sot.

Nano tha se e vlerëson Kanunin si një “dokument fantastik të historisë, por nuk sheh tek ai një bazë apo referencë të organizimit të sistemit të sotëm juridik”.

Zoti Bardhoshi e nënvizoi më të fort këtë ide, dhe më pas u diskutua mbi kontrastin mes Kanunit “që ne e kemi brenda besh” dhe kushtetutës e ligjeve që duhet t’i kemi moderne.

Zoti Bardhoshi tha se koha e Kanunit ka mbaruar, por nga ana tjetër, megjithatë, nuk duhet të jetojmë me iluzionin se mjaftojnë ligjet moderne për të bërë ndryshimin te njerëzit.

Nano tha në fund se “biseda me Bardhoshin ishte një nga bisedat më interesante të bëra në Zululand”, sidoqë nuk ishte i sigurtë nëse biseda ishte televizive, apo jo.

Të plotë bisedën mund të ndiqni në linkun

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU