Kaos dhe trafik te “Rruga e Elbasanit”, ja çfarë shkaktoi dëbora (Video)

0

irana u përfshi mbrëmjen e djeshme nga reshje dëbore, çka ka sjellë jo pak trafik në rrugët e kryeqytetit.
Situata më problematike ka qenë te ”Rruga e Elbasanit”, ku trafiku është është rënduar tejmase.

Rastin në fjalë e ka denoncuar deputetja e parlamentit Mimoza Hadarmataj.

”10 minuta reshje bore në Tiranë dhe u bllokua Rruga e Elbasanit në ngjitje për tek Sofra e Ariut.

Mendoni se cfarë po vuajnë banorët në Veri dhe Verilindje të vendit prej disa ditësh të izoluar.

….e kthyer mbrëmë nga Tropoja, ku disa fshatra janë të izoluara, nuk mund të jem aspak euforike për borën që po bie në Tiranë”, ka shkruar deputetja Mimoza Hadarmataj e cila ka postuar video nga bllokimi i ”Rrugës së Elbasanit”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU