Janë kapur 16 emigrantë të paligjshëm në doganën e Kapshticës. Policia e Korçës bën me dije se emigrantët u kapën në kufirin e gjelbër teksa po futeshin në Shqipëri dhe 13 prej tyre ishin në fshatin Bracaj dhe Vishoticë.

Të njëjtat burime shprehen se pasi ju morën deklaratat në drejtorinë e policisë së kufirit, emigrantët janë dërguar në qëndrën e azilkërkuesve në Tiranë. Shtetasit e kapur janë sirianë dhe irakianë.