Edhe aktori Kastriot Caushi është shprehur sot në favor të një teatri të ri kombëtar.

Çaushi thotë se kur është ngjitur në skenën e këtij teatri duhet të kishe kujdes, pasi kur kaloje nga një anë në një tjetër, rrezikoje që ti bie murit me kokë, pasi ishte tërësisht i amortizuar, ku spektatori kishte ftohtë.

“Ndjehem mirë që po bëhet një diskutim dhe gjejmë mundësinë që të flasim të gjithë. Duhet të kishe kujdes kur kaloje nga një anë e skenës se mos i bije murit me kokë, i amortizuar, ku spektatori i rregullt ka ftohtë në dimër, vapë në verë dhe dua patjetër një ndërtesë të re për qytetin tim për vendin tim. Në qoftë se ky financim e bën një teatër të ri modern le të bëhet”, deklaroi Kastriot Çaushi.