Ashtu siç ishte lajmëruar që më nisjen e Botërorit, këngëtarja shqiptare, Era Istrefi do të ketë vëmendjen kryesore në hapjen e finales së këtij turneu.

Kur i gjithë interesi i sportdashësve nga e gjithë bota do të jetë i përqendruar për të ndjekur finalen e Botërorit, Era Istrefi do të jetë pjesë e këngëtarëve duke performuar së bashku me Wil Smith dhe Nicky Jam, himnin zyrtar të Botërorit, “Live It Up”.

Më parë ka pasur edhe disa keqkuptime, teksa shqiptarët ishin duke pritur me padurim daljen e këngëtares në hapjen e Botërorit, por siç e konfirmon edhe Era Istrefi në “Instagram”, ajo do të performojë në datën 15 korrik në Rusi.