Kërcënohet sërish me vdekje ministri i Jashtëm grek, Nikolaos Kotzias. Në intervistë pak orë me parë për radio ’24/7 Athinë’, ministri sulmon opozitën greke për retoriken e urrejtjes që sipas tij po ushtron në negociatat e fundit me Shkupin dhe ndaj qeverisë greke, raporton gazetarja Ira Londo.

Po ashtu ai komentoi zhvillimet në Maqedoni si dhe u përgjigj hapur për negociatat e fundit me Tiranën. “Me kërcënojnë jetën vazhdimisht dhe prokuroria nuk reagon. Më kanë dërguar kuti me gjak, me baltë dhe fishekë. 800 paketa kërcënuese kanë ardhur tek unë dhe familja ime”, deklaroi Kotzias.