Tottenham-i i Mauricio Pochettino do të ketë nëntë lojtarë në fazën gjysmëfinale të Kupës së Botës: Hugo Lloris, Toby Alderweireld, Jan Vertonghen, Moussa Dembélé, Danny Rose, Kieran Trippier, Eric Dier, Dele Alli dhe Harry Kane.

Klubi londinez ka lojtarë në tre nga katër kombëtaret që do të luajnë për një vend në finalen e madhe: Franca, Belgjika dhe Anglia.

Të 23 lojtarët e Anglisë luajnë në Premier League, ndërsa La Liga është kampionati i dytë më i përfaqësuar mes gjysmëfinalistëve me 12 lojtarë.