Mund t’i vishni paradite, pasdite, në mbrëmje, pra mund t’i vishni në çdo moment të ditës pasi kur thua pantallona xhins, i nënkupton të gjitha. Të krijuara fillimisht në vitin 1853 si veshje e posaçme për kërkuesit e arit, këto pantallona kanë bërë historinë e modës për dhjetëra breza dhe janë e vetmja veshje që me siguri nuk do të dalë kurrë nga moda. Por etiketa që ndodhet në pjesën mbrapa të xhinseve fsheh një histori në vetvete.

Ajo quhet Jacron dhe është përdorur fillimisht për të dalluar xhinset e një cilësie të mirë nga veshjet e dorës së dytë të punëtorëve. Në vitin 1873, do të ishte marka e famshme “Levis”, që do ta përdorte e para këtë detaj duke u diferencuar nga markat e tjera.

Edhe tani markat më në zë të prodhimit të veshjeve xhins vazhdojnë ta përdorin akoma këtë lloj etikete. Duke qenë se shpeshherë në tregje qarkullojnë imitime perfekte është e vështirë që të bëhet dallimi pantallonave origjinale dhe atyre që janë imitim.j.j