Egoistë, arrogant dhe mendjemëdhenj, duket se shenjat e mëposhtme të zodiakut nuk njohin përemër tjetër vetor veç “Unë” ! Ndonjëherë, mund të mendoni: e ç’të keqe ka të mendosh për veten para të gjithëve? por të qenët egocentrik, të menduarit se ju vleni mbi të tjerët, dhe mungesa e empatisë, nuk janë fort virtyte me të cilat duhet të mburreni!

Ndonëse shumë gjëra në jetën tonë janë rezultat i zgjedhjeve tona, pra ne vetë vendosim për fatin tonë, jo rrallë herë yjet hyjnë në lojë e në këtë rast për ta zbutur pak situatën, themi që shenjat e mëposhtme të zodiakut “drejtohen” nga forcat e jashtme kur tregohen egoiste, mendjemadhe dhe arrogante, pra , jo se duan!

DASHI

Kur e kuptoni se çfarë dëshironi, thjesht shkoni për ta marrë. Është diçka pozitive, për aq kohë sa mund ta kontrolloni. Ja që shpesh ndodh që situata t’ju dalë jashtë kontrollit. Natyrisht, mundoheni ta shpjegoni pse copa e fundit e picës e mbetur në kuti ju takon juve dhe askujt tjetër, ndërsa në sytë e të tjerëve mbeteni gjithmonë i etiketuar si…egoist!

DEMI

Edhe pse njiheni si një shenjë plot stabilitet dhe besueshmëri, nevoja për t’u ndjerë të sigurt ju shtyn të mendoni kryesisht për aspektin material (mbi të gjitha!) Shpesh bëheni senstiv, shumë emocional dhe posesivë të tepruar. Doni gjithçka për vete dhe vetëm për vete. Uh, disi problem kjo e fundit…

BINJAKËT

Shquheni për ndjenjën e komoditetit që dhuroni, por nga ana tjetër kjo mund të ndryshojë nga çasti në çast. Si pasojë e taktikave tuaja të pandryshueshme, në sytë e të tjerëve mund të dukeni si sipërfaqësorë dhe pa karakter. Duke u përpjekur të fitoni terren kudo që shkoni, jeni gati të ndërroni maskat nga çasti në çast, vetëm për të arritur atë që dëshironi, sipas Bordo.al. Epo, miqve të ngushtë që ju rrethojnë, shpesh nuk ju pëlqen kjo situatë!

LUANI

Motoja juaj është ‘çfarë të sheh syri, atë do marrësh’. Karakterizoheni nga guximi për të kaluar çdo pengesë, vetëm e vetëm që të arrini majën. Nuk e mendoni aspak që të ndaleni kur shihni diçka që doni, duke e bërë të qartë për çdokënd tjetër që të vetmit fitimtarë jeni ju dhe vetëm ju! E nëse dikush tjetër e do të njëjtën gjë si ju, thjesht uleni ta këshilloni që po bën gabimin më të madh të jetës.

VIRGJËRESHA

Jeni shumë të kujdesshme ndaj detajeve dhe kontrolloni gjithçka që të rezultojë sa më perfekte. Kjo është një anë e mirë e juaja, për aq kohë sa ju siguron përmirësimin në vetvete. Por, do të ishte ideale nëse do të mbetej vetëm në kuadrin tuaj…Jeni të parët që kritikoni, ndërsa kjo nuk funksionon për çdokënd. Mund të tregoheni të ashpër me veten, por të tjerëve nuk ju intereson e njëjta gjë. Vetëm se ju nuk do ta bënit një gjë të caktuar në një mënyrë të caktuar, nuk do të thotë që çdokush mendon njësoj si ju. Dhe pikërisht këtu, humbisni shumë pikë…