young couple having romance

Nuk është çudi që partneri aktual të jetë akoma duke menduar për ish-in e tij. Gjë që sigurisht nuk sjell asnjë të mirë gjatë lidhjes suaj.

Janë disa sjellje të tij që ju mund ta kuptoni shumë mirë nëse ai e ka mendjen tek ajo :

-Ai flet vazhdimisht për të. Edhe nëse jeni gjatë një darke romantike vetëm për vetëm, është njësoj sikur ajo është aty me ju.

-Ai e ndjek akoma në të gjitha rrjetet sociale, megjithëse fjala e duhur do të ishte e përndjek.

-Në telefonin e tij janë akoma fotot e tyre të kohëve më parë.

-Sjelljet e tij ndryshojnë dhe bëhen të çuditshme në momentin që dikush i flet për të.

-Ai qan ose ju tregon ndjenjat që ka për të kur është i dehur, ose më keq akoma ju thërret në emrin e saj.