Serialet turke janë bërë ndër serialet më të ndjekura në Shqipëri dhe jo vetëm e siç duket njerëzit kanë filluar të krijojnë pëlqime të ndryshme për aktorë apo aktore të ndryshme.

Tashmë, aktorët turq janë kthyer në personazhet më të preferuar të shqiptarëve dhe jo vetëm. Një prej tyre është edhe Beren Saat, e cila u bë e njohur me rolin e Bihterit. Ajo është një nga fytyrat më simpatike të telenovelave turke të trasmetuara në vitet e fundit në ekranet shqiptare.

Mediat turke shkruajnë se aktorja e njohur është ndarë nga bashkëshorti i saj Kenan Dogulu. Sipas lajmeve, aktorja e njohur është larguar nga shtëpia 5 ditë më parë. Çifti i cili u martua në Malibu duket të ketë probleme të cilat nuk kanë gjetur zgjidhje. Ende nuk ka asnjë deklaratë nga Beren dhe Kenan.