Këshilli i Lartë i Drejtësisë sfidon sërish presidentin Ilir Meta dhe ministren Etilda Gjonaj. Në mbledhjen e zhvilluar pasditen e sotme, KLD nuk ka shkarkuar gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Apelit Shkodër, Ahmet Jangulli. Mbledhja është shoqëruar nga debate mes ministres Gjonaj dhe anëtarit të KLD, Gjin Gjoni.

Gjin Gjoni ka deklaruar se Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk mund të marrë masa, ndërsa ministrja i është përgjigjur duke thënë se KLD nuk mund të ndryshojë qëndrim tani.

Në përfundim të gjithë gjyqtaret votuan kundër shkarkimit të gjyqtarit Ahmet Jangulli, ndërsa presidenti Meta, në cilësinë e kreut të KLD dhe ministrja Etilda Gjonaj ishin pro. Kjo është hera e dytë brenda pak javësh që KLD rrëzon propozimet e Ministrisë së Drejtësisë për shkarkimin e gjyqtarëve të kapur me shkelje në ushtrimin e detyrës./e.e