Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ju ka dërguar një letër kryetarëve të bashkive të qyteteve bregdetare. Ministri Klosi ju ka kërkuar të marrin masa për stacionet e plazhit pa roje bregdetare.

Sipas një kontrrolli në terren që ka bërë Taks Forca ka rezultuar se në një pjesë e plazheve ende nuk kanë kanë marrë masa për sigurinë e plazheve.

Nuk kanë vendosur sinjalistik me bova për largësinë e lejuar për not, sinjalistikën për zonat që mund të përdoren nga mjetet lundruese, për argëtim.

Plazhet nuk janë pajisur me kulla vrojtimi dhe vrojtues plazhesh, etj. Ministri Klosi thekson: “Ligji është i qartë. Ndërprerje e kontratës për kë nuk zbaton ligjin”. Ministri Klosi nqë këtë letër ju drejtohet kryebashkiakëve: “Keni përgjegjësinë për zbatimin rigoroz të ligjit për sigurinë në det. Ndërprisni kontratat me subjektet që nuk garantojnë sigurinë në plazhe”.

Megjithëse ka më pak humbje jete në plazhe se vitet e kaluara për të njëjtën periudhë Klosi ju kërkon vendorëve që të marrin masa si dhe nxit organet hetimore të nxjerrin përgjegjësit për humbjen e 3 jetëve javën e kaluar.

“Nxis procesin e hetimit të ccdo rasti të humbjeve të jetëve për të bërë evidentimin e qartë të përgjegjësive ligjore dhe ndërshkimit të tij, nëse kjo ka ndodhur në kushtet e mos plotësimit të kushteve dhe kritereve të përcaktuara me V.K.M “Për sigurinë e jetës në det”, shkruan Klosi.j.j