Punësim sezonal për të rinjtë dhe kredite për praktikat mësimore nëpërmjet projektit “Smile Albania”. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi lancoi hapjen e aplikimeve për projektin “Smile Albania”.

Në një takim me studentë të degëve mjedisore në fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Universitetin Bujqësor në Tiranë ministri Klosi u kërkoi të rinjve që të jenë partnerë të këtij projekti të madh që për herë të parë angazhon 1 mijë të reja dhe të rinj në promovimin e Shqipërisë turistike.

Ministri Klosi u bëri thirrje të rinjve që të aplikojnë pranë Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura në Tiranë dhe në 12 degët e saj në qarqe.

1 mijë të rinj do të jenë në 9 pika hyrëse, dhe 15 infopoint si dhe në zonat më të zhvilluara turistike.

Gjatë gjithë sezonit të verës, do të ngrihen të paktën 5 kampe rinore në zonat e mbrojtura, në Velipojë, Divjakë, në Jalë, në Sarandë dhe në Pogradec, ku të rinjtë e përzgjedhur për programin e “Smile Albania” do të promovojnë turizmin dhembrojnë mjedisin, pranë zonave më të populluara turistike të vendit.

“Ne duam të ndërtojmë 1000 ambasadorë të mikpritjes shqiptare, 1000 trajnues të edukimit mjedisor shqiptar. Është një detyrim të cilin ne e kemi në kuadër të një Shqipërie turistike”- u tha ministri Klosi studentëve.

Në Universitetin Bujqësor kreu i Turizmit dhe Mjedisit theksoi se programi është një mundësi punësimi për dy muaj dhe se studentët e degëve për mjedisin dhe turizmin në universitete kanë prioritet në përzgjedhje.

Praktika mësimore me kredite për të gjithë studentët që do të përfshihen në këtë projekt do të vijojë edhe në vitin e ardhshëm akademik, në bashkëpunimet dypalëshe midis dekanateve të universiteteve dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.

Fjala e ministrit Klosi

Përgjatë dy muajve na duhet që të kemi 1 mijë të reja dhe të rinj në Shqipëri që t’i kemi partnerë në përpjekjen tonë për një Shqipëri të pastër dhe në përpjekjen tonë për të ruajtur mjedisin në vendin tonë..

Është shumë e rëndësishme që ata që do të përzgjidhen për të qenë pjesë e këtij program të kenë njohuritë bazë të ruajtjes së mjedisit, se ccfarë nuk lejohet të ndohhë në Shqipëri, sicc është hedhja e mbeturinave, përdorimi i qeseve të biodegradueshme, trajtimi jo si duhet i mjedisit, ruajtja e parimeve dhe e kritereve të mjedisit në Shqipëri, mosmenaxhimi si duhet i mbetjeve urbane. Pra na duhet që detyra të përzgjedhura nga ky program është e ndarë në mënyrë të barabartë ndërmjet promovimit turistik dhe edukimit mjedisor.

Gjatë gjithë sezonit të verës, do të ngrihen të paktën 5 kampe rinore në zonat e mbrojtura, pra në Velipojë, Divjakë, në Jalë, në Sarandë dhe në Pogradec, shpresojmë, të cilët do të jenë 5 kampet ku të rinjtë e përzgjedhur për programin e “Smile Albania” do të kenë mundësinë që të bëjnë edhe jetë sociale, natyrisht pranë zonave më të mira turistike të vendit., por po ashtu të kenë mundësinë që të ndihmojnë që gjatë ditëve të ndihmojnë në mbajtjen pastër të plazheve dhe në edukim, në trajtim dhe në biseda me grupe të tjera të të rinjve, që ju që keni më shumë njohuri në fushën e mjedisit të ndihmoni të tjerët për të patur me shumë koncepte për mbrojtjen e mjedisit.

Pra ne duam të ndërtojmë 1000 ambasadorë të mikpritjes shqiptare, 1000 trajnues të edukimit mjedisor shqiptar.

Është një detyrim të cilin ne e kemi në kuadër të një Shqipërie turistike. Nëqoftëse duam që realisht të kemi turistë që vijnë në Shqipëri, që priten mirë, trajtohen mirë dhe përcillen me buzëqeshje, ne do të duam që të kemi sa më shumë të rinj dhe të reja vajza dhe djem të moshës tuaj me atë dëshirën e madhe për ta bërë Shqipërinë, me dëshirën e madhe për të qenë pjesë e një programi të madh që do ta transformojë Shqipërinë në një destinacion europian turistik.

Jemi ketu për të lancuar një projekt të ri të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit që e kemi quajtur Smile Albania një projekt i cili do të kërkojë që pranë AKZM-së ne të rekutrojmë me kohë të plotë për dy muaj studente dhe studentë nga të gjitha universitetet që kanë lidhje me mjedisin dhe turizmin për të pasur mundësinë që në të gjithë territorin e Shqipërisë ne të organizojmë në cdo pikë hyrëse dhe në cdo kufi të vendit tonë dhe po ashtu në të gjitha vendet me përparësi të zhvillimit të turizmit, në destinacionet e zhvilluara të vendit, ekipe të rinjsh të cilët mirëpresin me buzëqeshje turistët e huaj.

E kemi quajtur Smile Albania duke iu dedikuar mikpritjen tradicionale shqiptare, buzëqeshjes shqiptare si karakteristikë e vërtetë e shqiptarëve, pra nëse do të donim të kishim rezultat të plotë të projektit është buzëqeshja që unë pashë te të gjithë ju kur ju hytë në sallë, pra ne e kemi të pacënuar,të ciltër dhe do të doja shumë që gjithë energjinë rinore që ne kemi dhe një gjeneratë e re që ka Shqipëria të jetë mikpritja e parë që i vjen turistëve të huaj.

Është një praktikë që ne e zhvillojmë për herë të parë këtë vit, por duam ta fusim në një linjë tradicionale shqiptare duke e përmirësuar me shumë më tepër energji e pozivitet për ta bërë më reale. I gjithë projekti do të bazohet në 1 mijë të rinj dhe të reja.

Me zv/rektorin ne ramë dakord që të bëjmë një kontratë të rregullt ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe Rektoratit për tu bërë pjesë e krediteve mësimore kjo praktikë 2 mujore, dhe për të qenë pjesë e kurrikulës së praktikës. E gjithë kjo praktikë do të jetë e paguar me një pagë pak më e lartë se paga minimale, 300 mijë lekë për cdo vajzë apo djalë që do të rrijë gjatë këtij aksioni përfshirë edhe sigurimet që janë të mbuluara nga AKZM. Pra është një pagë e konsiderueshme për një student pasi do të jetë pranë një praktike të vërtetë pune.j.j