Publikohen rregullat per vend-depozitimet: larg lumenjve dhe zonave te banuara. Rregullat e reja hartuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit i japin fund situates aktuale me vend-depozitimet, trasheguar ne 27 vite deklaroi ministri Klosi gjatë takimit me donatorët, ku prezantoi Raportin Kombëtar për Zbutjen e Riskut në Vend-depozitime.
Ky raport vjen pas një skanimi 3 mujor të situatës nga 200 persona te angazhuar, ekspertë dhe zyrtare lokale dhe te Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. “Kemi përcaktuar tashmë standartet e reja të cilat bëjnë të mundur që të shkojmë drejt lejeve mjedisore për landfillet e vërteta apo vendepozitimet e mëdha por po ashtu t’i japim mundësi pushtetit lokal që me investime të vogla dhe me analizë të detajuar të kuptojnë se cfarë duhet bërë me landfillet ekzistuese.”- tha ministri Klosi.
Sipas raportit që realizohet per here te pare konstatohen 199 vendepozitime. Nga keto vetem 3 prej tyre kane leje te mjedisore ndersa 4 prej tyre kane leje te para vitit 2011. Nga raporti rezulton se duhet të mbyllen 62 vendepozitime 44 duhet të rehabilitohen dhe 93 të tjera duhet të zhvendosen. Të gjitha venddepozitimet do t’i nënshtrohen disa kritereve si: largësia nga vendet e banuara dhe lumenjtë, të jenë të rrethuara dhe të kontrollura dhe të plotësojnë standartet për të marrë lejet mjedisore deri në sistemimin e plotë të problematikës.
Sot mund të themi që kemi një masterplan të pastrimit të shkaqeve të vërteta nga të cilat Shqipëria bëhet pis.” – deklaroi ministri i Turizmit dhe Mjedisit duke shtuar se do të fillojë një plan patronazhimi në mënyrë që donatorët të investojnë në rehabilitimin e këtij realitet të vështirë.Lexo.al