transportation and vehicle concept - man using phone while driving the car

Komisioni i Sigurisë ka diskutuar sot propozimet për ndryshimet në Kodin Rrugor.

Zv/ ministri i Brendshëm Julian Hodaj ka propozuar që të dyfishohet gjoba për të gjithë shoferët që do të kapen duke përdorur celularin në timon.

“Duhet të dyfishohet gjoba për drejtuesit e mjeteve që kapen duke folur në telefon në timon”

Julian Hodaj

Ndërsa deputeti i PS, Ndreu ka propozuar për drejtuesit me patenta të huaja që qarkullojnë në vendin tonë që të aplikohet gjoba maksimale dyfish i vlerës së përcaktuar në Kod për shkeljen e konstatuar, e më pas çdo drejtues ta marrë automatikisht patentën pa iu bllokuar.

Opozita nuk ka qenë e pranishme në seancën e sotme në Komisionin e Sigurisë, pasi ka vendosur që të bojkotojë punimet.