Policia e Korçës në bashkëpunim me Policinë kufitare ka kapur 20 emigrantë të paligjshëm në zonën e Korçës.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Trestenik në Korçë. Refugjatët janë me shtetësi siriane, irakiane dhe palestineze. Mes tyre ka edhe gra dhe fëmijë.

Emigrantëve u janë marrë deklaratat në drejtorinë e kufirit dhe emigracionit dhe më pas janë nisur drejt qendrës së azilkërkuesve në Tiranë. Policia vijon hetimin për të njohur më tej dinamikën e mbërritjes së emigrantëve në vendin tonë.