Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç në një intervistë për RTS, ka thënë se ideja për korrigjim kufijsh nga Thaçi, është një tentativë për të krijuar Shqipërinë e Madhe.

Daçic ka thënë se Serbia nuk do të ndalet nga përpjekjet për të tërhequr njohjet vendeve të tjera për pavarësinë e Kosovës.

“Vetëm i verbëri nuk e sheh tentativën e krijimit të Shqipërisë së Madhe. Ne po e vazhdojmë luftën për tërheqjen e njohjeve të Kosovës dhe presim që ai proces të vazhdojë. Ne ditë e natë jemi duke punuar në të. Po luftojmë për popullin tonë. Nëse dikush ka një zgjidhje kompromisi ndryshe, le të urdhërojë”.