I burgosuri Jordi Sanchez kërkon përmirësim të plotë të qasjes së Madridit ndaj krizës

Ideatori dhe udhëheqësi i pavarësisë kataloneze, Jordi Sachez, i cili ka qenë në burg për tetë muaj, i ka bërë thirrje qeverisë spanjolle të rishqyrtojë respektimin e parimit të “unitetit të padiskutueshëm të atdheut”, duke thënë se kjo është rruga e vetme nga kriza politike.

Sanchez, një deputet rajonal dhe ish-udhëheqës i Asamblesë Kombëtare Kataloneze, po përballet me akuza të kryengritjes dhe rebelimit për pjesën që ai luajti në demonstrata në prag të referendumit jozyrtar të pavarësisë tetorin e kaluar.

Në një intervistë për gazetën britaneze “The Guardian”  të realizuar para se Pedro Sanchez të zëvendësonte Mariano Rajoy si kryeministër, politikani kataloneze bëri thirrje për një rishikim të plotë të qasjes së Madridit ndaj “krizës më të rëndësishme politike” Spanja ka përjetuar që nga kthimi i saj në demokraci pas vdekjes së diktatorit Francisco Franco.

“E vetmja mënyrë për të rivendosur normalitetin demokratik dhe politik është një ndryshim paradigmë”, tha Sanchez. “Spanja duhet të shkëmbejë parimin e unitetit të padiskutueshëm të atdheut për parimin e mandatit të padiskutueshëm të vullnetit popullor të qytetarëve të shprehur në kutinë e votimit”.

Gjykata Kushtetuese e Spanjës e ka quajtur të jashtëligjshme shpalljen e njëanshme të pavarësisë kataloneze e cila ndodhi para shtatë muajve. Në ndërkohë që Katalonia dje  u bë edhe me kryeministër./e.e