Nga Mero Baze/

Ka disa ditë që shtypi në tërësi, po këmbngul të gjej një “skandal” të madh, të cilin kryeministri ynë po e mohon me vendosmëri. Bëhet fjalë për kampe të mundëshme refugjatësh në Shqipëri, ose thjeshtë qëndrim refugjatësh këtu. Më tej akoma ka një debat dhe mbi shtimin e numurit të refugjatëve sirianë që po hyjnë nga kufiri jugor në Shqipëri dhe që mbahen në qendra grumbullimi në periferi të Tiranës dhe që shumë prej tyre rrëshqasin drejt Malit të Zi, për Evropë. Sivjet janë vetëm 700 më shumë se vitin e shkuar.

Edhe kjo shikohet si skandal. Mbi të gjitha, të gjitha palët kanë tendosur nervat, opozitarët kanë mprehur shqisat, gazetarët kanë mprehur penën dhe lacat e lagjeve kanë bërë gati armë, se mos ndonjë refugjatë qëndron në Shqipëri.

Është një karikaturë e vërtet, e një shoqërie të sëmurë nga rracizmi dhe ksenofobia, një shoqërie primitive që ruan se mos I afrohet dikush kullës së fisit, dhe që kjo po I ndodh popullit me më shumë emigrantë në Evropë. Duket se ata që kanë ngelur këtu, jetojnë vetëm si ksenofobë dhe rracistë dhe quajnë skandal nëse Shqipëria bën atë që kanë bërë dhjetra vende të perëndimit për familjarët e tyre për vite të tëra. Populli që bën 300 mijë aplikime për llotari amerikane, është ngritur në këmbë se mos vjen në vendin që mallkon cdo ditë ndonjë I huaj.

Më e keqja është se në këtë valle ka hyrë kryeministri I Shqipërisë, I cili refuzon prerë , gati si triumfatorë idenë që këtu nuk do të vijnë refugjatë. Ai mund të ms ketë vërtet plane për të mbajtur refugjatë, po rndjesia që ai duket siku rpo akuzohet pë rkrim është e rënd. Ai vet duhet të shpreh solidaritet ndaj refugjatëve dhe duhet të evokoj së paku mbështetjen ndaj tyre . Dhe jo të distancohet si djalli nga tejmani.

Dhjetra intelektualë shqiptarë, nga këta “mendjehapurit” që kanë mar gjithë jetën pare për t’u dukur pro evropianë, politikanë nga këta që kanë qenë refugjatë në perëndim si Lulzim Basha dhe një skot ksenofobësh idjot, janë turrur me heshta se mos rri këtu ndonjë refugjatë hallexhi dhe askush nuk ka provokuar ndonjë debat përse të mos rrijnëë këtu refugjatët. Ta bënte këtë së paku për të dëshmuar që jemi shoqëri normale dhe u jemi mirnjohës atyre kombeve që na kanë hap dyertë, kur ishim pa brek dhe të palarë më keq se sirianët.

Nuk e bëjnë, se në trurin e tyre të tharë nga rracizimi provincial, e quajnë krim të madh. Mënyra se si po përgjon media kryeministrin se mos tinëz do të marr ndonjë refugjatë dhe mënyra e prerë se si përgjigjet kryeministri me “Jo” është dëshmi e një shoqërie të sëmurë, pordhace, ksenofobe dhe pa kauza reale në historinë e saj. Kam parë policë në Kakavijë, ndërsa kthehesha nga Greqia që I grumbullonin sikur kishin kapur shkelës kufiri në kohë të Enver Hoxhës dhe I shtyjnë drejt makinave, si policët rracistë grek, emigrantët tanë në vitet 90. Një turp I vërtet.

Një popull I tëri refugjatë, ku cdo shtëpi ka më shumë se një njeri emigrant, është ngritur e tëra në këmbë, se mos qëndron ndonjë sirianë këtu.

Rrini të qetë se nuk qëndrojnë, jo për shkakun tuaj, por për ambicjet që i kanë vënë vetes dhe ata, të ikin në Gjermani apo diku tjetër. Por dhe duke ikur ashtu fshehurazi dhe të lebetitur nga lufta, ata po turpurojnë jo vetëm ata që I lënë në dete dhe pas muresh rraciste, por dhe ne, që jemi bërë vigjilentë, se mos rri ndonjëri të punoj arat tona të lënë djerrë.j.j