Kryeprokurorja Arta Marku do të dalë sot për të raportuar para deputetëve të Komisionit të Ligjeve. Që prej zgjedhjes së saj në detyrën e kryeprokurores rreth 7 muaj më parë, Arta Marku do jetë për herë të parë sot përpara deputetëve.

Marku do raportojë për analizën vjetore të institucionit. Ish-prokurorja e Shkodrës mori detyrën në dhjetor 2017, duke pasuar në krye të organit të akuzës, Adriatik Llallën.

Axhenda e Komisionit të Ligjeve:

E mërkurë, 11 korrik 2018
Ora:11:00

Ne rend të dites:

1. Shqyrtimi në parim i projektligjit “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”.
2. Raportim i Ministres së Drejtësisë mbi mënyrën e zbatimit nga organi i Prokurorisë të rekomandimeve prioritare të dhëna nga Këshilli i Ministrave në luftën kundër kriminalitetit gjatë vitit 2017.
3. Raporti Vjetor i Prokurorisë së Përgjithshme për veprimtarinë e ushtruar gjatë vitit 2017.