Opozita ka zbatuar skenarin e bllokimit të Kuvendit fill pas fjalës së Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.

Teksa ka përfunduar minutazhin e caktuar sipas rregullores, kreu demokrat nuk ka pranuar të lirojë foltoren. Ndërkohë që Gramoz Ruçi tha se skenari i opozitës për bllokimin e Kuvendit, do të sjellë shtyrjen e raportimeve nga institucionet e planifikuara në rendin e ditës.

Sot, kreu i Partisë Demokratike tha sot se kancelaritë evropiane janë të shqetësara për krimin në Shqipëri.

Në fjalën e tij për procedurë para Parlamentit, Basha tha se Edi Rama ka katër javë që i fshihet të vërtetës.