Qeveria vendosi sot rritjen e pensioneve në masën 2.8 % për 665 mijë pensionistë në gjithë vendin.

Nga ambientet e Muzeut Arkeologjik në Durrës, Kryeministri Edi Rama doli sot në një konferencë për shtyp, ku informoi për vendimet e marra në mbledhjen e qeverisë të zhvilluar në këtë qark.

Duke informuar mbi këtë vendim, Rama tha se “për 665 mijë pensionistë kemi rritur pensionet mbi inflacionin”.

“Nëse i referohemi shifrave, kemi vendosur 15 milionë dollarë plus në paketën e pensioneve me 2.8% rritje, duke nisur nga 1 korriku 2018”, tha Rama.J.J