Ledri Vula është padyshim një nga reperët më të dashur nga publiku e kjo kuptohet nga sukseset që ka arritur në karrierë, koncertet e tij mbushen gjithmonë plot dhe këngët e tij kthehen në hite.

Për Ledrin gjithnjë ka interes si për anën profesionale ashtu edhe për jetën private ndonëse këtë të fundit reperi mundohet ta ruajë sa më hermetike.

Ja, askush nuk e dinte që Ledri paska një nip kaq bukurosh. Reperi ka publikuar dje një foto ku shfaqet me të. Bjond dhe me sytë bojëqielli, nipi i Ledrit i ka mahnitur fansat e reperit. “Nipi im simpatik”, shkruan Ledri krahas fotos ku ka marrë qindra komplimenta.